E Hënë, 2 Nëntor 2026

Verderi: Një fund i lumtur

23/05/2005  Një fund i lumur për kampionen e sapo zbritur nga “froni” Verder Bremenin, që vitin e kaluar fitoi si titullin e kampinatit, ashtu edhe Kupën e Gjermanisë. Ndërkohë sivjet megjithëse u eleminua nga Liga e Kampioneve, mundi të klasifikohej sërish në këtë kompeticion vetëm në ditën e fundit të sezonit. “Urimet e mia skuadrës. Kemi zhvilluar një sezon të mrekullueshëm, megjithëse rezultatet nuk ishin gjithmonë perfekte.” – është shprehur trajneri i tyre Tomas Shaf. Ndërkohë drejtori i tyre sportiv, Kluas Alof, ka shtuar: “Eshtë vërtet e këndshme që ne më në fund e arritëm mundësinë e kualifikimit për në Champions. Në minutët e fundit të ndeshjes ndaj K’lauternit ishim tepër të shqetësuar në bankinë. Kur morëm vesh se Herta përfundoi në barazim, filluam të dridheshim nga emocionet.” “Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, gjë që ne nuk e kishim parashikuar” – thotë edhe golashënuesi i tyre Miroslav Klose. Tani Verderit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shkojë drejt kampit të regjenerimit në Majorka, megjithatë lojtarët nuk do të bëjnë aty thjesht pushime. “Majorka nuk është vetëm një udhëtim për pushime, atje edhe do të punohet. Lojtarët nuk do të qëndrojnë gjithë ditën në plazh.”- thotë më tej drejtori sportiv, Alofs. Megjithatë, atyre iu ngelet ende shumë kohë për të pushuar dhe këtë natyrisht që e merituan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›