NJOFTIM I ZËDHËNËSIT TË KRYEMINISTRIT
Zëdhënësi i kryeministrit bën të ditur se përdorimi i imazhit të kryeministrit Berisha në kutitë e paketave të cigareve të hedhura në treg ditët e fundit është krejtësisht i pautorizuar dhe i paligjshëm.
Sipas infomacioneve të Ministrisë së Financave, në këto paketa është përdorur gjithashtu në mënyrë të paligjshme emri dhe marka e kompanisë Philip Morris.
Policia Tatimore identifikoi që mëngjesin e sotëm burimin nga ato hidheshin në treg dhe bllokoi të gjithë sasinë e zbuluar.
Kryeministri Berisha përfiton nga rasti për të theksuar se ai personalisht e konsideron pirjen e duhanit armik shumë serioz për shëndetin e njeriut dhe se kryeministri është mbështetes i përpjekjeve për çkurajimin e përdorimit të duhanit, veçanërisht tek moshat e reja.