“N.Y. Post”: Na falni për karikaturën
Tabloidi amerikan “The New York Post” ka kërkuar falje për një editorial me karikatura, të cilin disa zyrtarë publikë dhe liderë të zinj thonë se ka pasur qëllim të krahasojë presidentin Barak Obama me një majmun. Karikatura e 18 shkurtit e realizuar nga karikaturisti i “Post”, Sean Delonas, ka paraqitur dy policë që kanë qëlluar mbi një shimpanze, ndërsa njëri prej tyre komentonte se, “ata duhet të gjejnë dikë tjetër për të shkruar projektligjin e ardhshëm stimulues”. Kartoni pasoi qëllimin e një majmuni nga policia pasi kishte sulmuar një grua në fillim të javës në Stamford, Konektikat. Reverendi Al Sharpton, lideri i zi dhe një aktivist politik, e vlerësoi karikaturën si “paraqitjen më të mirë të sulmeve raciste përgjatë historisë ku afro-amerikanët kanë qenë sinonime me majmunët”. Por sipas “Post”, karikatura “kishte për qëllim të përqeshte një projektligj federal stimulimi të papërshtatshëm. “Por ajo është keqkuptuar, është interpretuar si krahasim i Presidentit Obama, si një shprehje e maskuar racizmi. Ky nuk ishte aspak qëllimi i saj”, shkruhet në “Post”. Tabloidi, i cili në deklaratat e para nuk paraqiti keqardhje për publikimin e karikaturës, u kërkoi falje “atyre që ishin të ofenduar nga imazhi i saj”. Që pas publikimit të artikullit me karikaturë, para selisë së gazetës ka pasur qindra njerëz që protestonin dhe kërkonin shkrirjen e gazetës.