E Diel, 1 Nëntor 2026

Nacionalisti Dritan PriftiNga TemaI ka rënë për hise edhe Dritan Priftit që të mbrojë Kosovën në një përballje ndërkombëtare me përfaqësuesit serbë. Jemi mësuar gjithmonë kur ka konferenca apo takime ndërkombëtare, ku ndodhen përfaqësues të Serbisë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Nacionalisti Dritan PriftiNga Tema

I ka rënë për hise edhe Dritan Priftit që të mbrojë Kosovën në një përballje ndërkombëtare me përfaqësuesit serbë.

Jemi mësuar gjithmonë kur ka konferenca apo takime ndërkombëtare, ku ndodhen përfaqësues të Serbisë dhe Shqipërisë, të na shoqërojnë lajme të tilla. Ka qenë e zakonshme të shohim ish-ministrin e Jashtëm Lulzim Basha të debatojë me homologun serb Vuk Jeremiç, por erdhi dita të shohim dhe Dritan Priftin në këtë pozicion.

Ngjarja ka ndodhur në Verona të Italisë ku Prifti ndodhet për të marrë pjesë në një forum ekonomik. Ministri serb ka protestuar ndaj fjalimit të tij duke u larguar nga salla, për shkak se Prifti ka përmendur Kosovën si një vend atraktiv për investime të huaja.

Nuk dihet si do reagojë kryetari i partisë së Dritan Priftit pas kësaj, kur dihet që po përgatit terrenin që në vend të mbërrijë presidenti serb.

Pas kësaj përplasje, mësohet se do shtohet numri i shteteve që do njohin Kosovën. Pritet gjithashtu një rritje e numrit të investimeve të huaja në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›