Vijon protesta e studentëve të fakultetit Histori-Filologji për diplomat
>Studentë nga të gjitha degët e fakultetit Histori-Filologji kanë riprotestuar dje përpara këtij fakulteti por edhe Ministrisë së Arsimit. Ata janë të vendosur për të mos pranuar modelin e diplomës së studimeve 3- vjeçare, duke e konsideruar dokumentin të pavlefshëm.
Studentët kanë kërcënuar se nëse autoritetet arsimore do të vijojnë të heshtin, pa marrë asnjë vendim për korrigjimin e diplomës së tyre, ata do të vijojnë protestat, deri në bojkot të mësimit dhe greva. Në protestën e radhës, studentët kanë parodizuar me modelin e ri të diplomës për studimet e Bolonjës. Ata kanë hartuar një tip të tillë dokumenti të drejtuar virtualisht për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, që sipas tyre është përgjegjësi kryesor për problemin që shtrohet.