Nafta, 40 USD/fuçia
Nafta në bursën e Londrës, dje pasdite, ka rënë nën 40 dollarë për fuçi, që paraqet çmimin e saj më të ulët në katër vitet e fundit. "Brenti" evropian nga Deti i Veriut për kontratat e lidhur për janarin në tregtimet e djeshme në bursën e Londrës, për një moment ra në 40,63 dollarë për fuçi, që paraqet çmimin më të ulët prej janarit të vitit 2005. Megjithatë, më herët, çmimi i naftës i Detit të Verior u stabilizua në 40,77 dollarë për fuçi. Në të njëjtën kohë, nafta e "lehtë" amerikane për kontratat e janarit në bursën e Nju Jorkut u lirua në 42,98 dollarë për fuçi, që gjithashtu është çmimi i saj më i ulët nga janari i vitit 2005.