Ndalohet importi i D2 pas janarit 2009
Nafta diezel, ose siç quhet ndryshe D2, nuk do të lejohet të importohet, duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen. Qeveria e kishte marrë vendimin me kohë, por dje, Inspektorati Qendror Teknik, drejtori në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka dërguar me anë të faksit urdhrin që ndalon tregtimin e naftës D2 pas datës 1 janar 2009. Në të kundërt, vijon shkresa, IQT-ja do të marrë masa për bllokimin e mallit. Nisur nga ky dokument, shqiptarët do të kenë mundësi të furnizohen me karburant D2 vetëm nga shoqëria ARMO, e cila sapo është privatizuar. Por edhe ndaj kësaj shoqërie, qeveria ka marrë vendimin për reduktimin e prodhimit të naftës diezel, pas janarit 2010. Aktualisht në treg, nafta diezel shitet me çmim më të lirë, 120 lekë për litër se karburantet e tjera si D1 (euroduezel) apo benzina.
Ndotja
Vendimi për reduktimin e këtij karburanti, duke ndaluar importin lidhet me efektet ndotëse që shkaktohen nga djegia gjatë lëvizjes së automjeteve. Statistikat jozyrtare flasin për një nivel importi të naftës D2 në masën 60 për qind të totalit, ndërsa nafta e prodhuar nga ARMO, zë rreth 25 për qind të tregut.
Zbatimi
Grupet e interesit prej kohësh kishin nisur negociatat me qeverinë për të shtyrë afatin e ndalimit të importit të naftës D2, duke e lidhur me standardin e tregut që ofron Shqipëria. Bisedimet me autoritetet shtetërore kanë nisur me kohë dhe dukeshin në plan të parë pozitive në anën e importuesve, por urdhri i lëshuar më datë 3 dhjetor për ndalimin e naftës që ndot ambientin i ka lënë pa shpresë veprimi. Në shkresën e IQT-së nuk janë sqaruar mënyrat e tregtimit të naftës D2, në një kohë kur atë e shet edhe ARMO. Në pikën e fundit të urdhrit thuhet se, "në rast të konstatimit të tregtimit të naftës D2, do të merren masat për bllokimin e saj". Inspektorati nuk ka sqaruar sesi do të verifikohen rastet kur do të konstatohet naftë D2 në treg. Në lidhje me afatet, urdhri duhet të kishte përfshirë edhe naftën e prodhuar nga ARMO, por procesi i privatizimit që shoqëroi gjatë gjithë vitit shoqërinë, nuk ofroi shumë mundësi për të ndryshuar parametrat e cilësisë. Zëvendësministri i Mjedisit, Aleksandër Garuli, u shpreh pak kohë më parë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se "detyrimi që kemi duke qenë anëtarë të OBT-së lidhet me faktin që nuk mund të kushtëzosh importin ndryshe nga cilësia e prodhimit vendas. Kjo lidhet edhe me privatizimin e ARMO-s".
Ndryshimi i çmimit
të benzinës, tetor (%)
Estonia -25,3
Qipro -25,0
Letonia -24,1
Lituania -23,4
Greqia -18,3
Spanja -18,2
Hungaria -17,6
Sllovenia -16,0
Luksemburgu -14,5
Austria -13,3
Zvicra -11,6
Çekia -8,5
Polonia -8,2
Malta -7,4
Shqipëria -6,9
Danimarka -4,7
Sllovakia -4,0
Gjermania -2,0
Franca -1,2
Italia 0
Belgjika 1,7
Britania e Madhe 2,9
Portugalia 4,7
Finlanda 8,4
Holanda 8,5
Ndryshimi i çmimit
të naftës eurodiezel
për muajin tetor (%)
Lituania -17,2
Qipro -17,1
Letonia -16,3
Luksemburgu -16,1
Estonia -15,7
Spanja -14,6
Hungaria -9,9
Danimarka -9,2
Sllovenia -8,6
Austria -8,5
Shqipëria -8,2
Polonia -7,7
Belgjika -7,7
Greqia -5,7
Franca -5,3
Holanda -5,0
Zvicra -4,7
Malta -3,8
Portugalia -3,0
Çekia -2,3
Gjermania -0,9
Finlanda -0,5
Italia 0
Sllovakia 5,6
Britania e Madhe 18,2