Topi afat deri më 15 janar për ligjin
Data 15 janar është afati i fundit kohor që kreu i shtetit, Bamir Topi të japë mendimin e tij me anë të firmës për këtë ligj. Presidenti në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se do të zbatojë Kushtetutën në lidhje me ligjin e votuar nga Kuvendi më 22 dhjetor 2008 për hapjen e dosjeve. Në një prononcim për "Top Channel", Presidenti ka bërë të ditur se do të ketë kohën e mjaftueshme të nevojshme për të dhënë një mendim përfundimtar për këtë çështje. Në të njëjtën kohë Presidenti ka bërë të ditur se do të zhvillojë edhe konsulta të gjera para se të japë verdiktin final mbi këtë ligj të paraqitur nga Parlamenti. Ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe qëndrime kundër miratimit të këtij ligji, që kanë ardhur edhe nga juristë të shteteve si Gjermani dhe SHBA.