E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thonj perfekt me manikyrin e duhur!

23/04/2005  Manikyri shumë herë përdoret jo vetëm për të lyer thonjtë, por edhe për të fshehur defektet e vogla të thonjve. Dhe, nëse doni t’i jepni një pamje të këndshme duarve tuaja, manikyri e realizuar në mënyrë perfekte, do të jetë një aleat shumë i mirë për bukurinë e thonjve dhe të vetë duarve. Por ajo që ju nuk duhet të harroni është fakti se edhe për këtë proces, të lehtë në dukje, duhet të mbani gjithnjë parasysh disa rregulla të rëndësishme.

Këshilla për manikyrin perfekt

Fillimisht para përdorimit të manikyrit këshillohet të përdorni një manikyr me bazë të tejdukshme për të forcuar thonjtë si dhe për të mbuluar më pas njollat natyrale që mund të duken nga thonjtë.

Më pas duhet të lyeni thonjtë me një shtresë manikyri, por, nëse keni pak kohë mund të përdorni një spraj për t’i tharë thonjtë më shpejt, që mund të gjendet shumë lehtë në dyqanet e kozmetikës, dhe më pas t’i lyeni thonjtë edhe me një shtresë të dytë, por gjithmonë duke treguar kujdes të mos ekzagjerohet me sasinë e manikyrit dhe duke e shpërndarë atë mirë për të qenë i njëtrajtshëm.

Së fundmi, këshillohet të përdorni një manikyr të tejdukshëm për të fiksuar më mirë ngjyrën dhe për të zgjatur edhe jetëgjatësinë e tij.

Truke të nevojshme

Para se të përdorni manikyrin duhet të tundni disa herë shishen për ta bërë atë sa më homogjen dhe për të shmangur në këtë mënyrë boshllëqet e ajrit.

Për përdorimin sa më të mirë të manikyrit, duhet ta vendosni dorën në një vend të fortë dhe të jetë e hapur mirë. Nëse koha nuk ju premton, mënyra më e mirë për të pasur një tharje të plotë të manikyrit, atëherë ju këshillojmë të fusni duart në një enë me ujë të ftohtë.

Ngjyrat

Një nga truket që duhet të dini për të pasur gjithnjë thonj dhe duar të bukura, janë edhe përshtatja e tyre me ngjyrat që zgjedhim. Kështu duart do të duken të bukura bazuar edhe nga tonaliteti i manikyrit që zgjidhni. Kështu, manikyri me tonalitetet e errëta gjithnjë i nxjerrin më në pah thonjtë. E rëndësishme është që në këtë rast, kur lyeni thonjtë duhet të nisni fillimisht nga maja për t’u drejtuar te rrënja. Evitoni këtë lloj tonaliteti, në rast se forma e thonjve është pak konike, pasi në këtë mënyrë do të theksohet edhe më shumë.

Ngjyrat e çelura, në përgjithësi, mbulojnë të gjitha defektet që mund të kenë thonjtë dhe të vetë duarve.

Në rast se doni t’u jepni duarve një pamje elegante, ju këshillojmë të përdorni manikyr transparent.

Por, nëse pas pushimeve të gjata buzë detit ju preferoni të nxirrni në pah ngjyrën çokollatë të lëkurës suaj, ju këshillojmë të përdorni manikyr me të gjithë tonalitetet e së kuqes, portokallisë, vjollcës ose me reflekse ngjyrë perlash.

Nëse përdorni manikyr me ngjyrë të portokallinjtë, gjithnjë, së pari, duhet të përdorni manikyrin me bazë transparente për të evituar nuancat tejet të shkëlqyeshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›