Sulmet ndaj mjekëve, një thikë në zemër të shoqërisë
Sulmet ndaj mjekëve, sille si të duash, janë një çështje therëse! Është plagë shoqërore, thikë e ngulur në zemër të shoqërisë është.
Nëse dikush s'arrin t'ia kuptojë rëndësinë, apo të shohë sesa poshtë kemi rënë si sistem kur përfundojmë të therim mjekët (jo nga qejfi, por nga stresi), atëherë po e them miqësisht, ka humbur fillin.