Pisha: Puna vazhdon
02/03/2005 Kapiteni i bluve, Arjan Pisha, shpreson që ky ndërrim i ri të ndikojë pozitivisht në ecurinë e skuadrës. Ai e pranon faktin se me këtë ndërrim në drejtimin teknik, ka për të ndryshuar edhe filozofia e lojës në skuadër. Megjithëse për të nuk është diçka e re, që të jetë nën urdhrat e Canajt, pasi ka qenë edhe më parë nën urdhrat e trajnerit dinamovit. “Është më se normale që me ndërrimin e edhe më parë te ne dhe përveç tre-katër lojtarëve të rinj, trajnerit, të ndryshojë diçka në skuadër- tha Pisha. Çdo trajner i ri sjell me vete një filozofi të re në lojë. Por, megjithatë nuk kemi për të pasur ndonjë problem për t'u përshtatur, pasi trajneri Canaj ka qenë gjithë të tjerët kemi qenë edhe më parë me të. Kjo ka për të ndikuar pozitivisht, sepse nuk do të humbasim kohë, por do të vazhdojmë të punojmë për të arritur objektivat tona”. Sa për vazhdimin e kampionatit, Pisha ka vënë në dukje se të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm se, cili është objektivi që duhet arritur. Sipas tij, edhe pse është thelluar diferenca, prapë ata do të vazhdojnë të kryejnë detyrën. “E dimë që është mjaft e vështirë të arrijmë vendin e tretë, por ky është objektivi i vetëm që na ka ngelur, tha kapiteni. Ne nuk kemi për t'u dorëzuar dhe do të luftojmë deri në fund që të arrijmë objektivat tona”.