E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partizani me ndryshime në formacion

02/03/2005  Do të jetë një Partizan ndryshe, ai i sotmi në Ballsh. Pas stërvitjes së fundit, të zhvilluar në ambientet e klubit, tekniku Mema, duket se ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion. Ndryshimet e teknikut Mema do të prekin të gjitha repartet, duke filluar që nga mbrojtja. Kështu, sipas numrit një të bankinës së Partizanit, Ndreka do të lihet pushim, ndërkohë që në vendin e tij, Mema do të spostojë senegalezin, Sasha Delain. Pra, treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Pinari, Delain dhe Gallo. Kjo lëvizje e teknikut të Partizanit është bërë me qëllim, testimin e Delainit në postin e mbrojtësit, edhe për ndeshjen e kampionatit, duke qenë se Ndreka nuk do të jetë në fushë kundër Shkumbinit, pas kartonit të kuq të marrë të shtunën në Elbasan. Spostimi i Delainit në mbrojtje do të sjellë ndryshime edhe në mesfushë dhe në sulm. Në mesfushë do të aktivizohet që nga minuta e parë, Hallaçi, në krahun e majtë. Në qendër do të jenë: S. Bulku, Allmuça dhe Dorian Bylykbashi, që do të jetë më i avancuar për të ndihmuar sulmin, ndërsa në krahun e djathtë do të jetë kapiteni, Muzaka. Dhe, meqë jemi te sulmi, edhe në këtë repart do të ketë ndryshime. Kështu, që nga minuta e parë do të jenë Halili dhe Rizvanolli, ndërkohë që Xhunior do ta nisë takimin nga stoli. Fakt interesant është rikthimi si sulmues i mirëfilltë i dibranit, Mahir Halili, i cili gjatë ndeshjeve të kampionatit ka luajtur si mesfushor, në krahun e djathtë.

Turi i tretë

Sot takimet e para

LUSHNJA -TIRANA

Gjyqtar: Sazan Velçani (Patos)

FLAMURTARI - PARTIZANI

Gjyqtar: Sokol Çekaj (Laç)

ELBASANI- TEUTA

Gjyqtar: Lulzim Guzja (Tiranë)

SHKUMBINI- VLLAZNIA

Gjyqtar: Albano Janku (Tiranë)

Ndeshjet fillojnë në ora 14:00

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›