E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj, asnjë deklaratë për zhdukjen e fondacionit “Mjaft”



Ish-drejtuesi i lëvizjes “Mjaft” që aktualisht drejton G99, Erion Veliaj, nuk ka dhënë asnjë përgjigje publike lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për zhdukjen e 300 mijë eurove. Edhe pse detyra e tij si drejtues i një partie politike që konkurron në zgjedhjet parlamentare e bën të detyrueshme transparencën, sërish Veliaj nuk ka thënë edhe një fjalë të vetme lidhur me akuzat që janë bërë publike ndaj tij dhe disa prej drejtuesve të G99.

Abuzimi me këtë fond është denoncuar dje në Drejtorinë e Krimit Financiar nga lëvizja “Zgjohu” dhe avokati Altin Goxhaj. Ky fond u sigurua nëpërmjet donatorëve të huaj për dhënien e mikro-kredive për sipërmarrësit e rinj, por u zhduk së bashku me fondacionin.

“Të dhëna të plota të investiguara u denoncuan pranë Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si fazë e parë e denoncimit. Në ditët në vazhdim denoncimi do të shtrihet edhe në struktura të tjera të specializuara përfshi edhe Prokurorinë”, – deklaroi dy ditë më parë avokati Altin Goxhaj, pas paraqitjes së dokumenteve.

Në investigimin e kryer nga lëvizja “Zgjohu” dhe avokati Goxhaj rezulton se shuma e dhënë nga donatorët e huaj ka përfunduar në një llogari bankare në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, pronar i së cilës është pikërisht Erion Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›