Sino thellon ndarjen mes Moisiut dhe PD
11/11/2004 Përplasja mes Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu dhe opozitës janë ashpërsuar edhe më tej në miratimin e Sokrat Sinos në postin e kryetarit të Komitetit të Pronave. Në seancën e zhvilluar dje deputetët e opozitës, përjashtuar ata të PDR-së kanë bojkotuar procesin e votimit. Sipas krerëve të PD-së, socialistët kanë thyer kërkesën për miratimin e kryetarit të komitetit me konsensus mes palëve. Madje, kryetari i demokratëve nuk ka ngurruar ta cilësoje Sinon si të korruptuar. Berisha tha se, gjatë këtyre viteve, Sino ka marrë në pronësinë e tij prona të shumta. Kjo është kundërshtuar nga socialistët. Gramoz Ruçi tha se Sino është miratuar në këtë detyrë vetëm tre vjet më parë dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur kontestime ndaj tij. Në lidhje me bisedimet PD-PS, Ruçi tha se me kryetarin e Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, është takuar disa herë. Sipas tij, për emrin e Sinos ka pasur pika të përbashkëta dhe disa kritika të vogla.
Votimi
"Fatos Nano ka detyruar Presidentit për dekretimin. Sino është një njeri që bën para me pronat e shqiptarëve, e ka kthyer Dukën në kryefeudalin që ka shtrirë pronat nga Divjaka në Gjirin e Lalëzit", tha Berisha në fjalën e tij në Kuvend. Ndërkohë, kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, theksoi se gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar një sërë bisedimesh me Bamir Topin. Kjo në përputhje me vetë kërkesën e Bashkimit Evropian. Gjithsesi, në seancë dje është miratuar me shumicë votash emri i Sokrat Sinos. Me 75 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim, Sino është rimandatuar në detyrën e kryetarit të Komitetit Shtetëror të Kthimit të Pronave. Procesi i votimit është ndihmuar dhe nga deputetët e PDR-së, të cilët, ndryshe nga opozita, që braktisi sallën, kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, tha se dhe ky votim është në zbatim të konsensusit mes demokratëve dhe socialistëve.
Komiteti
Komiteti Shtetëror i Kthimit të Pronave përbëhet nga 5 anëtarë. 2 janë të propozuar nga opozita dhe 2 nga mazhoranca. Sipas ligjit, të miratuar më 30 korrik të këtij viti, anëtari i pestë i komisionit duhet të propozohet nga Qeveria, të dekretohet nga Presidenti e më pas të votohet në Kuvend. Me këtë formulë, dje Kuvendi ka miratuar dhe kryetarin e komitetit. Por duket se ky institucion nuk do të ketë mbështetjen e opozitës, që ka braktisur sallën gjatë votimit të emrit të Sokrat Sinos. Gjithashtu, ligji parashikon që qeveria të miratojë deri në datën 15 dhjetor të gjitha aktet, të cilat do të vënë në zbatim ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave.