E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID: Shqiptarët do ia dalin sfidës së zgjedhjeve



Drejtoresha e USAID-it, Roberta Mahoni, ka bindjen e plotë se shqiptarët do e kalojnë me sukses edhe sfidën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Ajo vë në dukje se këto zgjedhje janë sfida më e rëndësishme për Shqipërinë. Përmes “Zërit të Amerikës”, Mahoni u shpreh se zgjedhjet do të jenë një kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. “Zgjedhjet janë një provë e rëndësishme. Shqipëria duhet të tregojë se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kam shpresë se shqiptarët do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj sfidë”, - pohoi znj. Mahoni. Sipas saj, SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por thekson se vendit i mbetet shumë punë për të bërë, në veçanti në luftën kundër korrupsionit. “Korrupsioni duhet luftuar në mënyrë të vazhdueshme. Progreset e Shqipërisë në këtë drejtim do të shpërblehen me anëtarësimin e saj në BE, por për këtë ka ende pune”, - tha drejtoresha e USAID-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›