E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE, 25 mijë euro për shoqërinë civile në Korçë



Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës dhe ambasadën gjermane në Shqipëri, shpalli dje krijimin e një fondi prej 25.000 eurosh për zhvillimin e shoqërisë civile në këtë qytet. Ky fond do të mbështesë organizata joqeveritare, grupe me bazë komunitetin dhe individë, që kryejnë veprimtari qytetare jofitimprurëse në këtë qark, në Shqipërinë Juglindore. “Ne kemi punuar ngushtë me bashkinë për të fuqizuar shoqërinë civile vendore, në mënyrë që ajo të ndërmarrë veprimtari me motivimin e saj dhe jo me nismën e orientuar nga donatorët”, - tha kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch, gjatë ceremonisë së nënshkrimit. Bashkia e Korçës ka dhënë 1 milion lekë (rreth 7.500 euro) për këtë fond. Fondi do të bashkërendohet nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Korçë. Kjo qendër, e ngritur në vitin 2001, si pjesë e një projekti të OSBE-së, ka institucionalizuar pjesëmarrjen e organizatave joqeveritare në proceset vendimmarrëse të bashkisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›