E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shehi merr drejtimin e LZHK-së

16/04/2005  Zogu: Koalicion jo vetëm me të djathtët

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka vendosur që Dashamir Shehi të jetë përgjegjësi kryesor për organizimin e fushatës elektorale. Në një konferencë për shtyp, Shehi është shprehur se LZHK ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore dhe synon që të jetë në forcat kryesore të politikës shqiptare. Ndërsa vetë kreu i LZHK-së, Leka Zogu, është shprehur se gjatë zgjedhjeve do të ketë koalicione, por pa përjashtuar forcat e majta. Ai theksoi se LZHK synon koalicione me të djathtët, por primare do të shihen interesat kombëtare. Ndërsa dje kreu i PLL-së, Ekerem Spahia, tha se "reforma zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioritet i politikës shqiptare dhe institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me to, por fatkeqësisht ky angazhim mbeti formal, pasi mungon vullneti politik për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. Kodi zgjedhor, i hartuar dhe miratuar nga PS dhe PD, në seancën e jashtëzakonshme të datës 10 janar 2005, u reklamua si kodi më i mirë i këtyre 15 vjetëve të pluralizmit, por nuk kaloi shumë kohë dhe ndeshim me deklarime e kërkesa për ndërhyrje dhe amendime në nene të veçanta të Kodit Zgjedhor".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›