E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo prezanton kandidatin në Bilisht

10/06/2005  Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, ka prezantuar dje në Bilisht kandidatin e kësaj partie në zonën 87, Vladimir Kotorri. Gjatë fjalës së tij, Pollo u shpreh se më tre korrik shqiptarët duhet të rrëzojnë nga qeveria mitin e korrupsionit të ngritur nga qeveria socialiste. “Ne duhet të përzemë maliqin nga tempulli i shtetit ligjor dhe kjo është detyra jonë demokratike”, tha Pollo. Kreu reformator kërkoi që me anë të votës demokratike zgjedhësit shqiptarë të sjellin në pushtet opozitën. “Nevoja e ndryshimit është imediate, është pothuajse e paduruar. Kjo është një frymë që është përhapur në gjithë Shqipërinë dhe kjo është një frymë që po ecën përpara, por do vëmendjen e duhur, prandaj më datë 3 korrik, unë shpresoj që do të ketë edhe shumë nga ata që dikur kanë votuar Partinë Socialiste, kanë votuar pushtetin e sotëm dhe të zhgënjyer me të drejtë prej tij do të votojmë koalicionin opozitar, sepse me qeverinë Nano nuk ecet më, fundi i saj do të jetë më 3 korrik”, tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›