“Nano fyeu të rinjtë shqiptarë”
21/05/2009 Veliaj i kundërpërgjigjet ish-kreut të PS-së
“Ne dëgjuam nga zoti Nano të fliste për studentët shqiptarë, për hallet e tyre dhe kush i përfaqëson ata. Pyetja që ne kemi për zotin Nano është: në cilën kazino të Vjenës i takon studentët shqiptarë, në cilën pijetore i takon ata, sepse studentët shqiptarë paguajnë taksa që zoti Nano të shkojë dhe ti përfaqësojë në Parlament?” Në këtë mënyrë iu drejtua dje drejtuesi i “G-99” Erion Veliaj ish-kryetarit të PS-së Fatos Nano lidhur me akuzat që ky i fundit lëshoi në adresë të tij. “Zoti Nano dje volli mllef pa fund për ‘G-99’. Në fakt, ai duhet të shqetësohet për një numër 99, zona 99 është zona e tij elektorale, zona ku është deputet dhe nuk ka shkelur asnjëherë dhe nuk ka shkuar t’i përfaqësojë në Parlament. Studentët shqiptarë ndihen të fyer që zoti Nano dhe zoti Berisha jo vetëm nuk u ofrojnë atyre mundësitë e shkollimit dhe të punësimit, por ndihen të fyer që ende tallen dhe me taksat e tyre jetojnë jetët e familjeve të tyre, aspak në shërbim të interesave publikë të Shqipërisë”, - u shpreh Veliaj gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, aq më e kristaltë dhe e qartë bëhet dallimi mes dy alternativave që janë sot në skenën politike e që natyrisht alternativa të cilën përfaqëson “G-99” rezulton fituese.