“Të mos bësh gabimin fatal ta lësh fushën bosh, do të jesh një turp”
21/05/2009 Kreu i qeverisë i kërkon Edi Ramës të bëhet pjesë e garës zgjedhore
Për Berishën kreu i PS-së nuk ndryshon nga paraardhësi Fatos Nano
Kryeministri Sali Berisha nga komuna e Voskopit e rrethit të Korçës e ka vënë theksin në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ai është treguar tejet kritik dhe ashpër me Edi Ramën, kreun e partisë kryesore kundërshtare, asaj Socialiste. Ai i kërkoi Ramës të dalë në krye të listës së partisë, pasi rregulli qytetar kërkon që fushata të jetë simetrike, që të dyja palët të kenë liderët e tyre. “Të mos bësh gabimin fatal ta lësh fushën bosh, sepse do të jesh një turp jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Evropën. Ki kurajën, merr guximin e shkëputu nga lejet e ndërtimit, dil në shesh, të dalim me alternativa dhe t’u themi shqiptarëve se çfarë do të bëjmë ne në katër vjetët që vijnë”, - tha Berisha. Ai kujtoi se premtimet e tij për hapjen e vendeve të punës janë pothuajse të njëjta si ato që ka bërë paraardhësi i tij Fatos Nano. “Premtonte 197 mijë vende pune, por e mbani mend Fatos Nanon me premtimin për 200 mijë vendet e punës. Në këtë fushatë nuk kam ndër mend të merrem me të, ndaj të ecim së bashku, të marrim kartat e identitetit, të ndërtojmë rrugët, urat shkollat, ujësjellësit, të zhvillojmë fermat tona, universitet tona”, - tha Berisha. Shefi i ekzekutivit ka thënë se qeveria që drejton është drejtuar nga filozofia e mbrojtjes së interesave të popullit. Për kreun e qeverisë shqiptarëve u interesojnë rrugë të mira, që të ecin me shpejtësi, të kursejnë kohë, u interesojnë ujësjellës dhe kanalizime dhe qeveria po i ndërton këto. Në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon” shefi i ekzekutivit ishte në komunën e Voskopit për të përuruar fillimin e punimeve të rrugës së Voskopojës. Në komunikimin që pati me banorët vendas, Berisha tha se gjatë katër vjetve të fundit Shqipëria ka ndryshuar dhe po vazhdon të ndryshojë. “Ne e kemi ndryshuar atë, sepse, pasi shembëm murin e krimit të dhe të korrupsionit, ia përmirësuam asaj imazhin dhe bëmë që të pranohet në NATO. E kemi ndryshuar Shqipërinë, sepse me reforma të thella së bashku, me punë e mund dhe me djersë bëmë që 27 vende të Bashkimit Europian në një kohë rekord të votojnë dhe firmosin MSA-në me Shqipërinë, bëmë që 27 vende të BE në kohë rekord të pranojnë kërkesën tonë për anëtarësim të plotë në BE”, - ka deklaruar ai. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë premtoi se në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës të gjithë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së pa pasur nevojën e vizave. Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se qeveria gjatë muajve të fundit ka arritur të lidhë 5 miliardë euro kontrata, nga të cilat 3,5 miliardë për energjinë, punimet e të cilave do të fillojnë gjatë kësaj periudhe. “Ne e kemi ndryshuar Shqipërinë, sepse e shkëputëm atë nga terri, nga dënimi kolektiv e i pamëshirë i ndërprerjes së dritave. A e dini ju se pse i ndërprisnin më parë dritat? Ata e bënin këtë vetëm e vetëm për të thënë se ne i kishin pakësuar humbjet. Po t’u japësh qytetarëve 16 orë drita dhe tua fikësh 8 orë, sigurisht që humbjet do të jenë më të pakta, por kjo ishte një praktikë e turpshme dhe një ndëshkim kolektiv”, - ka thënë Kryeministri.