Rama: Nano - kryetari që bën thirrje për të mos u votuar partia e tij
21/05/2009 Kryetari i PS Edi Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e qershorit
“Listat nuk i kemi hartuar nga vlerësimet historike, por do të përfaqësohemi me skuadër”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama preferoi të mos shtyjë me tej heshtjen ndaj akuzave të ardhura nga ish-kreu socialist Fatos Nano në adresë të tij. Një ditë pas gjithë atyre kritikave të Nanos drejtuar mbi mënyrën se si ka vepruar Rama me PS, ky i fundit në distancë iu kundërpërgjigj paraardhësit të tij. Kështu, për kreun socialist ish-kryetari Nano as më shumë e as më pak me deklaratat e tij tregoi se po punon kundër partisë që drejtoi për vite me radhë. “Është vërtet për të ardhur keq, dhe unë jam shumë i keqardhur që Fatos Nano është i vetmi ish-kryetar i një partie që bën thirrje për të mos votuar partinë e tij. Por ky është problemi i tij, projekti ynë i ri politik është një projekt që zhvillohet mbi bazën e garancive për të ardhmen dhe jo vlerësimeve për të shkuarën”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Ndërkohë sa i takon mospërfaqësimit të tij në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së kreu Rama saktësoi se përbërja e tyre lidhet pikërisht me ata persona që kanë qëllim të sjellin ndryshimin. “Fatos Nano i ka kthyer kurrizin PS-së dhe listat e deputeteve nuk janë lista që bëjnë vlerësime historike, por janë lista që përfaqësojnë skuadra që angazhohen për të ardhmen”, - nënvizoi kryetari i PS-së sa i takon kësaj çështje. Një qëndrim të tillë kreu Rama e deklaroi gjatë prezantimit të ekipit me të cilin Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Përjashtimi
Në gjykimin e kreut të PS-së Edi Rama, përjashtimi apo lënia jashtë listës së kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë këtë parti në garën e 28 qershorit e disa prej deputetëve aktualë nuk lidhet aspak me rezultatet e tyre individuale. Kështu, në përbërjen e kësaj liste ka disa emra që janë humbës në zgjedhjet e 2005-s, por që janë tashmë pjesë e saj, ndërsa ish-deputeti i PS-së, nënkryetar i Kuvendit Ylli Bufi është jashtë liste. Duke sqaruar kriteret që janë harmonizuar në këto përzgjedhje si dhe duke garantuar në fitoren e këtyre kandidatëve që rezultuan humbës më 2005-n, Rama theksoi se “në ekipet tona kemi njerëz që garantojnë një skuadër me eksperiencë dhe me energji të reja, dhe ky është kriteri bazë”. Madje, po në këtë linjë kryetari i PS-së shtoi se “mbi këtë kriter ne pastaj kemi ngritur ekipe që garantojnë një përfaqësim sa më të harmonizuar të komuniteteve në të gjithë territorin dhe të interesave të këtyre komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit. Nuk ka pasur në këndvështrimin tonë një kriter kualifikues apo skualifikues bazuar në rezultate individuale në gara të mëparshme. Sigurisht ka pasur një vëmendje për të vlerësuar performancën e gjithsecilit, kudo”.
Moskandidimi
Kryetari i PS-së Edi Rama argumentoi gjatë fjalës së tij arsyet se pse ai nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. “Unë jam në një kontratë me popullin e kryeqytetit, kontratë që unë dëshiroj ta vë përpara qytetarëve të Tiranës, duke pritur që ata ta vendosin nëse unë duhet të jem, siç mendoj e siç ne mendojmë, njeriu që duhet të drejtojë vendin, për ti sjellë edhe Tiranës një shpejtësi të re transformuese e për tu dhënë qytetarëve të Tiranës pa dallim të gjitha ato të mira që një qeverisje e mirë mund të sjellë dhe që për fat të keq ata nuk i kanë për shkak të keqqeverisjes. E nga ana tjetër, për të krijuar një sinergji si asnjëherë më parë mes qeverisë kombëtare dhe qeverisë vendore të Tiranës në të mirë të qytetarëve të Tiranës”, - argumentoi Rama. Edhe një herë Rama insistoi në atë që ka deklaruar dhe më parë, duke mos e cilësuar veten si politikan. “Jam këtu për ta bërë këtë në krye të këtij ekipi. Për ta bërë këtë si një qytetar dhe insistoj se nuk jam politikan. Jam këtu për një mision që unë e ndiej si misionin tim, të cilin janë qytetarët e Tiranës apo gjithë Shqipërisë që e zgjatin apo e shkurtojnë. Nuk dua që nesër në Parlamentin e Shqipërisë të ketë karrige bosh, për të cilat njerëzit kanë votuar e në të cilat nuk duken për javë e muaj me radhë as kryeministri e as ministrat. Por dua që nesër në atë karrige, që për shkak të angazhimeve të mia si kryeministër do të mbetej bosh, të jetë gjithmonë dikush që përfaqëson qytetarët e qytetaret, që trajton çështjet e tyre dhe që u jep rrugë problemeve të tyre, duke bërë ligje të mira”, - vlerësoi Rama. Në këtë kontekst, kreu socialist premtoi dhe një model të ri sa i takon kryesimit të ekzekutivit shqiptar. “Unë do të jem një kryeministër i një lloji të ri dhe do ta bëj detyrën time në një mënyrë krejt të re, me njerëzit dhe për njerëzit, jo me fjalë, por me prani aty ku njerëzit jetojnë, aty ku problemet vazhdojnë të trashëgohen dhe kërkojnë zgjidhje dhe aty ku unë besoj se do të lindë Shqipëria e re për të cilën të gjithë ne jemi të angazhuar nga përfshirja e njerëzve në procesin qeverisës”, - deklaroi ai. Për sa i përket çështjes për zbritjen në fushën e betejës, Rama vlerësoi se “unë jam në fushën e betejës dhe nuk shikoj asnjë kundërshti mes vazhdimit të një detyre për të cilën qytetarët e qytetaret e Tiranës më kanë ngarkuar dhe çuarjes përpara të një misioni që kemi vendosur ta bëjmë një mision të të gjithëve për një Shqipëri që të ketë më në fund një shtet të të gjithëve”.
Modeli “Obama”
Nën modelin e presidentit të SHBA-ve Barak Obama, kreu i PS-së Edi Rama preferoi të bëjë dhe prezantimin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Të ulur në një panel të improvizuar në oborrin e selisë rozë, disa prej kandidatëve për deputetë, ku ishte alternuar “e reja” me “të vjetrën”, dëgjuan kreun e tyre tek mbajti një fjalë përmbledhëse mbi vlerat e këtij ekipi. I veshur dhe duke qëndruar po nën diktimin e këtij modeli, Rama garantoi jo vetëm një fitore të partisë që ai drejton në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, por garantoi një shumicë më tepër se sunduese në parlamentin e ardhshëm të vendit.
Përjashtimi i Mejdanit
Mospërfshirjen e ish-presidentit Rexhep Mejdani në listën e kandidatëve për deputetë Rama e serviri në një mënyrë krejt të gjetur. “Pa asnjë dyshim ish-presidenti Mejdani gëzon respektin tim më të lartë. Por lejomëni tju them se nga njëra anë në Evropën ku ne duam të integrohemi, krerët e shtetit kanë vend në Senat dhe jo në Dhomën e Ulët të përfaqësimit. Ne nuk e kemi Senatin, në rast se do të kishim Senat, pa asnjë dyshim ish-presidenti Mejdani do të ishte një senator i nderuar. Nga ana tjetër, ju siguroj se kontributi i ish-presidentit Mejdani dhe marrëdhënia e tij me PS dhe PS me të si dhe marrëdhënia mes meje e tij nuk janë të kondicionuara nga listat e deputetëve”, - tha Rama.
Kartat e identitetit
“PS-ja është e përgatitur për ti fituar këto zgjedhje me një program të ri, me një ekip të ri dhe me një lider të ri. Kur them jemi të përgatitur në këtë aspekt, ju siguroj se jemi të përgatitur dhe në aspektin tjetër. Askush nuk do të mund të deformojë vullnetin e popullit shqiptar në 28 qershor. Shqiptarët e shqiptaret do të votojnë ashtu siç e dëshirojnë dhe kundër dëshirës së tyre nuk do mund të shkojë askush. Ne do të mbrojmë me çdo kusht shprehjen e vullnetit të lirë të popullit shqiptar. Ne do ti fitojmë zgjedhjet me këtë koalicion dhe do të qeverisim me këtë koalicion”, - u shpreh Rama lidhur me procesin e pajisjes me karta identiteti si dhe vonesat në të.
Përbërja e qeverisë
Rama shpalos projektin për ekzekutivin e ri
Rama nuk ka fshehur idenë e tij për të formuar një qeveri ku në qendër të jenë ekspertët dhe jo ligjvënësit socialistë, dhe kjo sipas tij do të aplikohet që në këtë mandat në rast fitoreje. “Është hapi i parë i një reforme që unë e gjykoj si të nevojshme për vendin tonë, për ti dhënë Parlamentit rolin e Parlamentit dhe ekzekutivit rolin e ekzekutivit, por është një reformë që do të kërkojë disa hapa. Unë po bëj hapin e parë, një kryeministër që përfaqëson në Parlament ekzekutivin dhe që nuk lë për asnjë sekondë bosh karrigen e përfaqësuesit të popullit në Parlament, e ndërkohë nuk lë për asnjë sekondë bosh vendin e tij pranë njerëzve në realitetet shumë të vështira të Shqipërisë së sotme, ku ne do të çojmë qeverinë”, - vlerësoi Rama.
Qëndrimi për LSI-në
“PS jo koalicion paszgjedhor me Metën”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nuk ka vonuar që të shprehet i prerë lidhur me atë çfarë do të ndodhë mes partisë së tij dhe asaj të drejtuar nga Ilir Meta, pra me Lëvizjen Socialiste për Integrim pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Ne jemi këtu për të thënë se kemi një program të ri, kemi një skuadër të re, kemi një vizion të ri dhe zgjidhje të reja për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Për të gjitha këto arsye ne besojmë se jo vetëm kemi ofertën më të mirë, por edhe se shumica e shqiptarëve e shohin ofertën tonë si më të mirën, gjë që do të na çojë në qeverisjen e vendit me një shumicë e cila do ketë të gjitha mundësitë për ti bërë realitet angazhimet e marra”, - vuri në dukje Rama.