Nano garanton mazhorancën dhe 6 muaj
22/12/2004
Me 71 vota pro, 54 kundër dhe 8 abstenime, Kryeministri Fatos Nano ka garantuar mbështetjen e aleatëve dhe për 6 muaj të tjerë. Por votimi i draftit ka sjellë dhe një përplasje mes qëndrimeve të aleatëve të PS-së. Përfaqësuesi i PSD-së, Gaqo Apostoli, është shprehur dje se "koalicioni i formuar mes Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, nuk po funksionon si duhet, për këtë arsye kjo situatë po shoqërohet me krijimin e një krize në qeveri. Buxheti që përcillet sot në parlament, parashikon një rritje me pikatore të zhvillimeve ekonomike sociale në vend". Në të kundërt me këtë, kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka deklaruar votën pro projektbuxhetit, duke e cilësuar atë pozitiv. Kjo edhe pse kishtë rezerva, të cilat nuk u vlerësuan thelbësore. Ndërsa deputetët e Partisë Agrare Ambientaliste qëndrimin e tyre e kanë dhënë me votimin pro projektit thuajse në të gjithë nenet. Kjo duket se ka qetësuar disa kryetarin e PS-së, Fatos Nano. Kurse deputetët e LSI-së kanë preferuar të abstenojnë.
Nano
"Projektbuxheti i vitit 2005 garanton progresin ekonomik të vendit, mbështetur në suksesin e thellimit të reformave të zhvillimit dhe të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe në institucionet euroatlantike", tha në qëndrimin e tij Kryeministri Fatos Nano. Për të, miratimi dhe zbatimi i tij do të bëjë që ekonomia kombëtare të ruajë ritme të larta të rritjes në kufirin 6-7 për qind, në një kohë që rritja e çmimeve do të mbahet në kontroll me një inflacion 2-4 për qind. Gjithashtu, Nano tha se "buxheti i vitit 2005 garanton rritjen mesatare të pensioneve prej 10 për qind dhe të pagave të sistemit publik në masën 8 për qind. Ai i ka cilësuar fjalimet e opozitës si deklarata të pinjollëve.
Bufi
Për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, "projektbuxheti siguron vazhdimësinë e politikave ekonomike të ndërmarra nga Partia Socialiste për zhvillimin e sektorëve më prioritar si arsimi, shëndetësia, si dhe në drejtim të nxitjes së qëndrueshme të ekonomisë". Për të, drafti është më i miri i mundshëm dhe në saj të tij bëhet i mundur konsolidimi fiskal dhe rritja e qëndrueshme ekonomike. "Unë ju garantoj se kjo rritje nuk bazohet në paratë e pista, sikundër pretendon opozita dhe kjo bëhet e qartë nëpërmjet transparencës së lartë që ka shoqëruar hartimin e këtij buxheti dhe përfshirjen në maksimum të oponencës", theksoi Bufi. Ai i ka cilësuar amendamentet e opozitës të papranueshme, pasi vendimet e parashikuara në buxhetin e shtetit kanë marrë dhe miratimin e FMN-së.