E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria, asnjë hap për të drejtat e njeriut

22/12/2004  Shqipëria vazhdon të jetë një vend me liri të pjesshme, dhe klasifikohet nga Freedom House si vendi ku mohon liritë e mediave dhe liritë politike. Organizata Freedom House shpalli listën e klasifikimit të vendeve të botës më të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira. Shqipëria klasifikohet si një vend pjesërisht i lirë, ashtu siç ishte edhe vitin e kaluar. Freedom House i klasifikon vendet për liritë politike dhe liritë civile sipas një sistemi prej 7 pikësh, ku nota 1 është vlerësimi më i lartë dhe 7-ta më i ulëti. Shqipëria ka marrë 3 pikë si për liritë politike edhe për liritë civile, që e rendisin këtë vend si pjesërisht të lirë. Raporti i plotë i vendeve të veçanta do të botohet pas disa muajsh. Në listën e shpallur nga Fredom House, Shqipëria renditet me vende të tilla si Armeni, Bahrai, Bangladesh, Bolivia, Bosnje dhe Cergovina, Burundi, Ethiopia, Gambia, Gjeorgji, Guatemala, Honduras, Indonezia, Jordani, Kenia, Liberia, Maqedonia, Madagaskari, Mauritania, Moldavia, Mozambiku, Nepali etj. Sipas këtij raporti, del se Shqipëria nuk i ka përmbushur angazhimet në respektimin e të Drejtave të Njeriut, pra është në nivelin e vendeve me liri të pjesshme. Në raportin e vitit të kaluar Freedom House e kritikonte Shqipërinë për paaftësinë dhe prirjen për korrupsion të organeve të drejtësisë dhe atyre të rendit. Raporti përmend studimin e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar që e klasifikonte Shqipërinë si një ndër vendet më të korruptuara në rajon dhe një studim i Bankës Botërore i vitit 2002, ku theksohet se korrupsioni në Shqipëri është sistematik dhe i institucionalizuar. Mosmarrëveshjet politike në Shqipëri dhe paqëndrueshmëritë e vazhdueshme brenda Partisë Socialiste, theksonte Freedom House, e kanë penguar seriozisht vendin në aspiratat e tij drejt Bashkimit Evropian.

Vendet e fundit

Shqipëria ka mundur të kalojë në renditje sipas raportit të Freedom House, vende të panjohura apo të përfshira nga luftrat civile. Si për shembull, Algjeria, Angola, Azerbajxhan, Algjeri, Bhutan, Brunei, Burma, Kamboxhia, Kameruni, Chad, Kongo, Kuba, Haiti, Iran, Irak, Kazakistan, Burgistan etj. Sipas Raportit, në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe në Republikat ruse, ka rezultuar se 12 shtete janë të lira, 7 pjesërisht të lira dhe 8 jo të lira. Progres është konfirmuar më shumë në Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore. Këtu shënohen progreset që ka bërë Bosnja dhe Hercegovina që kanë organizuar zgjedhje të pranueshme. Në vendet e Mesdheut dhe të Afrikës, vetëm Izraeli rezulton të jetë i lirë, 5 shtete pjesërisht të lira dhe 12 jo të lira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›