Raketa e drogë, rrjeti me mbështetje VIP
25/12/2004 TIRANË –Linja e trafikut të armëve, ku u kapën gjashtë raketa tokë-ajër, në datën 13 dhjetor të këtij viti, është përdorur edhe për trafik droge. Të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre, dyshohet se kanë kryer trafikim të lëndëve narkotike, para se të fillonin me armët. Prokuroria tha se dyshimet për drogën nuk janë vërtetuar ndaj të arrestuarve. Por ndaj tyre ka dyshime se kanë zhvilluar trafik droge, para se të kryenin trafikimin e armëve. Ndërsa organet e specializuara të shtetit kanë siguruar informacione, se një grup personash me lidhje fisnore mes tyre dhe me bazë në Shkodër, prej vitit 1991, zhvillon trafikun e armëve dhe të drogës, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Prokuroria e Përgjithshme, e cila zakonisht bën shkëmbimin e informacioneve me Shërbimin Informativ Shtetëror, tha se në zyrat e saj nuk kanë mbërritur ende informacione të tilla. Ndërsa, SHISH ka rënë në gjurmët e lëvizjes së armëve dhe drogës mes vendit tonë dhe Malit të Zi, prej vitit 1991.
Hetimet
Sipas informacioneve të marra gjatë ndjekjes së trafikut, grupi që kryen kalimin e drogës dhe të armëve nga Mali i Zi brenda kufirit tonë, është kryesisht me anëtarë nga Shkodra. Verifikimet kanë provuar se trafikantët kanë lidhje fisnore mes tyre, ashtu sikurse edhe me disa persona të njohur në poste zyrtare drejtimi. Në materialet e verifikimeve dhe ndjekjes së trafikut, thuhet se grupimi kriminal e ka filluar veprimtarinë e tij me trafikimin e drogës prej vitit 1991 deri në vitin 1997. Kjo është koha kur trafikantët e kanë parë si mundësi fitimi hedhjen e bazave për lëvizje të armëve me qëllime shitjeje. Të dhënat ndërkombëtare flasin për disa anije të kapura në bregdetin e Malit të Zi, sa herë që organet e sigurisë e përqendronin vëmendjen e tyre në kontrollet e kufirit. Armët mendohet se pas vitit 1998, kanë kaluar edhe nga vende të tjera drejt Malit të Zi, me ndihmën e trafikantëve shqiptarë. Destinacioni kryesor ka qenë Bosnja, pasi konfliktet e atjeshme vlerësohet se kanë rritur kërkesën për armë dhe municione.
Raketat
Reparti i forcave speciale RENEA, në datën 13 dhjetor të këtij viti, arrestoi katër persona në makinën e të cilëve u gjetën gjashtë raketa tokë-ajër. Armët kishin si destinacion Shqipërinë, pasi dokumentarisht rezulton se ishin porositur nga një shtetas shqiptar. Ky person ka paraqitur edhe shumën e parave që kërkoheshin për blerjen e raketave. Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani, në masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u akuzuan vetëm për trafik armësh në bashkëpunim. Ata deklaruan se nuk kishin trafikuar armë më parë, por për hetuesit mënyra se si kanë vepruar të prangosurit në trafikimin e raketave, është tregues i një përvoje disa vjeçare. Përgjimi telefonik malazez dhe shqiptar, i cili zhvillohej tre muaj para aksionit, i dha një mundësi të mirë policisë në organizimin e aksionit dhe kapjen e sigurtë të raketave, rruga e të cilave ishte mësuar nga regjistrimi i bisedave telefonike. Por aksioni pati edhe anën tjetër të medaljes. Prokuroria dhe policia dekonspiruan bashkëpunëtorët e tyre, ndërsa të paktën dy persona shpëtuan nga prangat, nga rrjedhja e informacionit.
Përgjimet: Si
funksionoi trafiku
Një pjesë e mirë e veprimeve që kanë kryer të arrestuarit, janë regjistruar në bisedat telefonike mes tyre. Ilmi Isufi dhe Sokol Mujaj, dy nga të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë futur në Shqipëri 6 raketa tokë-ajër, në datën 8 dhjetor të këtij viti. Trafikantët kishin planifikuar që mallin ta dorëzonin te një person, i cili është i njohur për Prokurorinë. Ky pjesëtar i rrjetit ka bërë negociata me të arrestuarit gjatë datave 9 dhjetor deri më 13 dhjetor, kur është rënë dakord, që vendi i dorëzimit të predhave “STRELA 2M” të ishte Fushë-Preza. Policia ka hedhur në shtyp versione të ndryshme mbi vendin ku do të shkonin raketat, por e vërteta, sipas dosjes penale, është se armët që po trafikoheshin ishin nisur për të mbetur brenda Shqipërisë. Ilmi Isufi ka marrë në telefon Armir Troshanin, mbrëmjen e datës 13 dhjetor dhe e ka ftuar në shtëpinë e tij në Dobraç. Troshani, shofer i një kompanie sallami, ka telefonuar po në datën 12 dhjetor Mentor Canin dhe i ka kërkuar të niseshin për në Tiranë me shkaqe pune. “Benzi” me targa TR 9789 J, është nisur në datën 13 dhjetor nga Shkodra dhe ka ndjekur rrugën e zakonshme drejt Tiranës. Atë mëngjes, në orën 06.30, Ilmi Isufi ka komunikuar disa herë në telefon me të arrestuarit Sokol Mujaj dhe Armir Troshani. Malli është ngarkuar në makinën e mbushur me sallam ndërsa, sipas marrëveshjes, Troshani do të paguhej 300 mijë lekë të vjetra për rrugën deri në Tiranë. Raketat janë ngarkuar nga Ilmi Isufi dhe Armir Troshani. Mentor Cani dhe Armir Troshani janë nisur drejt Tiranës në një makinë, ndërsa Ilmi Isufi është nisur me një makinë tjetër dhe është lënë të flasin në telefon kur të mbërrijnë në Tiranë. Ai shoqërohej nga Sokol Mujaj në makinën e tij me targa SH 5945 D. Armir Troshani sapo ka hyrë në Fushë-Krujë, ka folur në telefon me Ilmi Isufin, kur ai bashkë me Sokol Mujajn kanë qenë në Laç. Takimi është lënë te kryqëzimi i Rinasit.
KRONOLOGJIA
8 dhjetor 2004
Nëpërmjet një kalimi kufitar liqenor, Ilmi Isufi dhe Sokol Mujaj transportojnë brenda territorit shqiptar nga Mali i Zi, gjashtë raketa tokë-ajër “STRELA 2M”, me të gjitha pajisjet e tyre përkatëse
9 dhjetor 2004
Blerësi i raketave fillon negociatat me të arrestuarit dhe vendoset që dorëzimi të bëhet në afërsi të Tiranës. Blerësi komunikon me tre nga të arrestuarit
13 dhjetor 2004 (ora 06.30)
Përfundojnë negociatat. Vendoset që Fushë-Preza të ishte “tregu” i shitjes së raketave. Në orët e mëngjesit, katër të arrestuarit komunikojnë në telefon dhe nisen për në Tiranë
13 dhjetor 2004 (ora 14.30)
Forcat e RENEA-s lajmërohen për zhvillimin e një aksioni në Fushë-Prezë. Policia përforcon postblloqet dhe qëndron në pritje të dy makinave me armë
13 dhjetor 2004 (ora 15.20)
Rrengu përfundon me sukses. Raketat përfundojnë në vendin ku priste policia. RENEA sekuestron gjashtë raketat dhe dy makinat e të akuzuarve
Kapen në Mal të Zi,
200 kile kokainë
Policia malazeze arrestoi dje një shtetas me akuzën e trafikut të drogës. Vuksan Cemovici nga Berana, është vënë në prangat e policisë me akuzën se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine. Zëdhënësi i policisë së Malit të Zi, Branko Bullatovic, ka konfirmuar dje për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, se Cemovic është arrestuar me një sasi të madhe droge. Sipas komunikatës së policisë së Ulqinit, gjatë aksionit për kapjen e shtetasit Vuksan Cemovici, janë sekuestruar 200 kilogramë kokainë.