E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përdhunon shërbyesen dënohet me katër vejt burg

07/02/2005  Gjykata amerikane shpall fajtore dhe nënën që lejoi të miturën të punojë

Rochester County -Neë York : Një emigrant shqiptar i Kosovës, bleu një vajzë 14 vjeçare të punoj si "çirake" e më pas duke e shfrytëzuar si "gruan" e tij e ka përdhunuar. Për këtë gjykata e ka dënuar me katër vjet burg të henën e javës së shkuar. Kështu kanë deklaruar pas gjyqit autoritetet vendore në distriktin Monroe County .

I dënuari

Quhet Bekim Lapjani 22 vjeçari që u gjend për ri-gjykim në bankën e të akuzuarit para gjyqit të gjykatës Monroe County, të drejtuar nga gjyqëtarja Patricia D. Marks. Në fakt media ka shruar se Lipjani,: "nuk e kupton se çfarë ka bërë gabim, dhe se çfarë gabimi ka me çështjen e akuzës së tij". Mbasi mori vendimin e parë të gjyqëtarës, Marks, e cila shpalli fajtor atë në nëntor të vitit të kaluar, me pretencën që dënonte Lipjanin për verpimin e kryer me 50 vjet brug, pasi u shpall fajtor, çështja kaloi në rigjykim.

Gjykatësja

Më pasë gjyqtarja, mori edhe disa letra nga miqtë dhe familja Lipjani, të cilët treguan asaj mbi karakterin e Lipjanit. Juristja ndryshoi mendim në vendimin e gjykimit, duke e rikthyer çështjen në rigjykim. "Por, tha ajo unë kurrsesi nuk mundem të injoroj atë çfarë i ka ndodhur viktimës" Lipjani shqiptar i Kosovës, emigrant në SHBA-s, megjithatë edhe në gjykimin e dytë u shpall fajtor, për ndjekje sipas ligjit të shkallës së dytë – përdhunimin

Ngjarja

Dhunimi ka ndodhur, kur nëna e vajzës e shiti sipas gjykatëses, vajzën e saj për 3 mijë dollarë, që ajo të shërbente tek shtëpia e tij në fund të çdo jave. Sipas marrëvjeshjes vajza duhej të kthehej në shtëpi. Kështu gjyqi i Rochesterit- Monroe County ka gjendur me këtë rast fajtore edhe nënën e vajzës, duke e dënuar atë me punë të detyrushme dhe paraqitjen e saj disa here në polici, për detyrimin që i bëri fëmijës së mitur të punojë jashtë moshe. Media lokale dhe ajo shtetrore, nuk kanë mundur të marrin nga autoritet emrin e nënës dhe të vajzës, theksuan ato, në përfundim të këtij gjykimi dhe dënimeve të dhëna. Assistant District Attorney Douglas A. Randall, tha se Lipjani do të deportohet për në Kosovë menjëherë pas vuajtjes së dënimit në SHBA-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›