E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano shfaqet në Shijak në ndeshje futbolli

 

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është shfaqur dje në publik, pas një mungese të gjatë në daljet publike të tij. Dje Nano ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano dhe ish-këshilltari i kryeministrit, Agim Isaku në stadiumin e qytetit të Shijakut, për të ndjekur ndeshjen Teuta-Partizani e vlefshme për superligën e futbollit. Edhe kësaj radhe, ish-kreu socialist, më sportiv se kurrë, me një pulovër vjeshtore, ka ndjekur me emocion ndeshjen, ndërkohë mësohet se asnjëra prej skuadrave, si Teuta ashtu dhe Partizani kanë qenë preferencat e tij në kampionatin shqiptar të futbollit. Nano ka ndjekur vazhdimisht ndeshjet e kombëtares shqiptare në Tiranë, por ndoshta prezenca e tij në stadiumin e Shijakut mendohet të ketë qenë përfundimi i një të diele me miq dhe shokë në rrethinat e qytetit midis Tiranës dhe Durrësit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›