E Diel, 1 Nëntor 2026

Nard Ndoka “Nuk tërhiqemi pa ndëshkuar politikisht hajdutët”

Autori i Lajmit: Redaksia
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, i cili iu bashkua protestave të PS-së pak ditë më parë në Fier, theksoi përpara qytetarëve të pranishëm se PDK ka provuar me fakte vjedhjen e 11 mijë votave nga ata që ai i quajti “mafia e Sali Berishës”. “PDK u bashkua me protestën e opozitës pasi provoi me fakte se vota e qytetarëve është vjedhur nga mafia e Sali Berishës, e cila ka vjedhur më shumë se 11 mijë vota”,- theksoi Ndoka, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë në varësi të fakteve të depozituara nga demokristianët, të cilat, sipas tij, janë të mjaftueshme për të vërtetuar vjedhjen e votave. “Faktet tona i depozituam në Prokurori, por për shkak të presionit të qeverisë, hetimi ende nuk ka nisur”, - u shpreh Ndoka. Kreu i PDK theksoi se partia që ai drejton nuk do të tërhiqet pa ndëshkuar politikisht hajdutët e votave, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë qetësisht.

Ky lajm është publikuar: 21/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›