Vangjel Dule “Të hapet rruga e zgjedhjeve të parakohshme”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha se mazhoranca duhet tu hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Duke folur në protestën e opozitës, Dule tha se nuk mjafton vullneti politik e Evropës, duhet të jemi edhe vetë, të kemi edhe vetë një lidership vizionar dhe një shoqëri pjesëmarrëse. “Ne e kemi shoqërinë, por nuk kemi lidershipin që të na çojë në Bruksel, se në Bruksel nuk shkohet me një lidership që është ngujuar në kutitë e votimit duke i shndërruar në kuti morti. Kjo është thirrja jonë që vjen sot: Hapini rrugë vullnetit të popullit, hapini rrugë demokracisë, hapini rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, - theksoi Dule. Sipas tij, kjo është thirrja që vjen nga çdo cep i vendit. “Duhet të kemi bindje të plotë, të palëkundur se ne mund të arrijmë ato që duam!
Sepse ata që kanë vendosmëri për tu qëndruar parimeve, institucioneve, ata që duan ti qëndrojnë deri në fund demokracisë, ata kanë vetëm një destinacion: fitoren!”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009