Paskal Milo “Po nëpërkëmbet demokracia”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në fjalën e tij, Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në protestën e hapjes së kutive ka thënë që duhet ti jepet fund antishtetit, pasi vendi ka nevojë për zgjidhje të krizës. Kjo, sipas Milos, është kauza për të cilën protestohet sot, për shtetin demokratik. “Kauza jonë është e rëndësishme, nuk ka të bëjë me emrat e kandidatëve që iu mohua e drejta për të na përfaqësuar në Parlament. Thelbi është tek demokracia e dhunuar dhe e nëpërkëmbur, ku shqiptarët kanë mungesa të lirisë, për të votuar të lirë, për të administruar vullnetin në kutitë e votimit”, - u shpreh Milo. Ai theksoi se demokracia nuk ka mundur kurrë të adoptohet në realitetin shqiptar, ndërsa u ndal të komentonte dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve. “Ambasadorët e BE shprehën keqardhjen për shkallën e korrupsionit. Por do të bënin më mirë që të mos raportojnë realitetin shqiptar duke mos rrumbullakosur gjysmë të vërtetat”,- përfundoi Milo.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009