E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasa lëshon dy satelitë në Hënë

Agjencia amerikane e hapësirës, Nasa lëshoi dy satelitë binjakë hënorë të njohur si GRAIL, të cilët do të studiojnë fushën e gravitetit dhe strukturën e brendshme të Hënës.

Lëshimi i dy satelitëve u shty të enjten dhe të premten për shkak të motit. Misioni GRAIL synon të krijojë hartën e parë të fushës gravitacionale të Hënës dhe të zbulojë të dhëna të reja për strukturën e brendshme të Hënës.

Shkencëtarët shpresojnë që përmes misionit të mësojnë më shumë për krijimin e Hënës dhe nëse përbërja e saj prej grimcash shkëmbore mund të ketë qenë rezultat i përplasjes me një tjetër hënë me përmasa më të vogla, rreth 4 miliardë vjet më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›