E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i shqetësuar për situatën në Kajro

Presidenti i SHBA-së Barack Obama shprehu shqetësimin e tij të thellë lidhur me situatën e krijuar në ambasadën izraelite në Kajro. Në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Obama siguroi që do të shfrytëzohen të gjitha nivelet që situata të qetësohet. Ndërsa në kryeqytetin egjiptian Kajro situata është përkeqësuar.
 

Sipas të dhënave të qeverisë të paktën tre vetë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë. Më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur. Përpara përfaqësisë diplomatike janë vendosur ushtarë me mjete të blinduara, për të penguar trazira të mëtejshme. Policia është vënë në gjendje alarmi. Ambasadori Jizhak Levanon është larguar në Izrael së bashku me familjen dhe punonjësit e ambasadës.

Ai është dërguar në aeroport me një aksion sekret. Gjashtë punonjës dhe diplomatë të tjerë u liruan nga një komando speciale egjiptiane. Mijëra demonstrues sulmuan të premten në mbrëmje përfaqësinë diplomatike të Izraelit në Kajro, grisën flamurin izraelit dhe hodhën nga dritaret mijëra dokumente.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›