Tronditen për Amy’n

Amy nga shumë është cilësuar si person që shpeshherë ka luajtur me vdekjen. Kësaj radhe e ka humbur lojën. Vdekja e saj është komentuar nga shumë adhurues të këngëtares. Natyrisht ky lajm tronditës nuk ka kaluar pa u komentuar as nga yjet shqiptarë, të cilët e pritën me zhgënjim vdekjen e Winehouse.
Këngëtarja shqiptare që vepron aktualisht në Amerikë, Rita Ora, ka shprehur dëshpërimin e saj në Twitter.
“R.I.P Amy Winehouse… Droga është e keqe…djalli prehet te i dobëti, mos e përkrahni. Çfarë humbjeje!”.
Besa Kokëdhima, këngëtarja nga Shqipëria, me këtë rast ka postuar një numër të madh të këngëve të Amy Winehouse me moton: RIP( rest in peace).
“RIP Amy Winehouse…shumë e re për të na lënë”, theksoi nga ana tjetër po në Twitter këngëtarja e talentuar Argjentina Ramosaj.
Dhe, përkundër angazhimeve me koncerte të shumta, Dafina Zeqiri gjeti kohë që përmes profilit të saj në Twitter të shpalosë ndjenjat ndaj një prej idhujve të saj.
“Ajo ishte fantastike, gjithmonë do të jetë pa marrë parasysh se çfarë ndodh. Vetëm 27 vjeçare. Shumë dramë këtë vit! Humbje zhgënjyese! U preftë në paqe!”.
Sigurisht se ndaj lajmit të trishtuar nuk ka mbetur as këngëtarja e re Beatrix Ramosaj
“R.I.P Amy Jade Winehouse, 14 September 1983 - 23 July 2011”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.
Amy Winehouse u gjet e vdekur pasditen e të shtunës në apartamentin e saj në Londër, duke iu bashkuar yjeve si Kurt Cobain, 2pac dhe Jimmi Hendrix që vdiqën në moshën 27 vjeçare.
Reagimet e yjeve të Hollywoodit
“Me të vërtetë një lajm i pikëllueshëm për Amy Winehouse. Me zemër jam pranë familjes së saj. Shpresoj që shpirti i saj i trazuar do të gjejë paqe”, kishte shkruar Demi Moore për Amy’in.
"R.I.P. Amy. Zëri yt do të jetojë përgjithmonë”, tha nga ana tjetër Joel Madden.
E prekur për vdekjen e Amy’it ishte edhe Sophia Bush.
"Lajmi për Amy Winehouse është kaq pikëllues. Për secilin që vuan nga varshmëria, ju lutem, ju lutem, ju lutem, kërkoni mjekim”.
Aktorja Jessica Alba e cilësoi lajmin si shumë të trishtuar. "Shumë e trishtuar për Amy Winehouse – ishte kaq e talentuar. Me të vërtetë tragjike”.
"Nuk mund as të marrë frymë momentalisht, sepse po qaj shumë pasi dëgjova se kam humbur një prej shoqeve më të mira në jetë. Do të të dua përgjithmonë Amy dhe nuk do të harroj kurrë Amyn e vërtetë”, tha Kelly Osbourne, e cila shtoi se ndihet e trishtuar me lajmin për vdekjen e këngëtares së saj.
"Sapo dëgjova lajmin për vdekjen e Amy Winehouse. Një talent i vërtetë. Lutem që të jetë në një vend më të mirë dhe në paqe”, ka shkruar Kim Kardashian, e cila është në vlugun e parapërgatitjeve për martesën e saj.
Për vdekjen foli edhe Usher, i cili tha se është shumë i pikëlluar për humbjen e këngëtares.
"Jam kaq shumë i pikëlluar për lajmin e tmerrshëm për vdekjen e Amy Winehouse . Jam shumë i lumtur që të kam njohur, Amy…Pusho! Ke ikur shumë herët…Do të na mungosh”.