Prefekti kthen buxhetin, ka parregullsi ligjore
07/01/2011 Nuk përcaktohet se ku do të shkojnë të ardhurat që vijnë nga legalizimet
Pakënaqësi dhe për shumë dieta, shtim organike dhe mosrritje pagash
VLORE- Prefekti i qarkut të Vlorës, Eduard Velcani, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar kthimin e buxhetit 2011 të Bashkisë së Vlorës për rishqyrtim, si pasojë e disa rregullsive sipas institucionit të Prefektit. Në motivacionet ligjore të renditura nga prefekti kishte të bënte mosshqyrtimi i buxhetit në komisionin juridik të Këshillit Bashkiak, çka sipas tij është shkelje normative e procedurale, gjithsesi ai renditi shkeljen e disa ligjeve, si ai i legalizimit. Nuk janë përcaktuar se ku do të shkojnë të ardhurat që vijnë nga legalizimet, tha prefekti, ndërkohë që citoi ligjin në fjalë, i cili përcakton se të gjitha paratë që vijnë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë duhet të shkojnë në investime në zonat informale. Pas kësaj përmendje shkeljen që kryhet me përcaktimin e tarifave dhe taksave, nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë, për regjistrimin fillestar të biznesit, ndërkohë që ligjërisht me vendim qeverie janë lehtësira dhe s’ka pagesa lidhur me këtë. Mandej vijoji me ligjin për shfrytëzimin e hapësirave publike, ku taksat e vendosura janë më të larta se normative kombëtare që përcaktohet me ligj. Shtimin e 29 punonjësve të Policisë Bashkiake, mosrespektim të rritjes së pagave për administratën e bashkisë sikundër është vendosur në Këshillin e Ministrave. Më tej kishte vërejtje për shifrën e lartë të dietave për udhëtime, bonuseve telefonike për administratën e bashkisë, etj. Prefekti i qarkut deklaroi se Këshilli Bashkiak duhet të rishqyrtojë buxhetin, duke e cilësuar këtë jo një vendim politik, por të bazuar në ligj, madje ai deklaroi se duhet rimbledhur këshilli dhe kjo nuk pengon absolutisht në punën e bashkisë. Dh. Spiro