Ndahen shpërblimet në PS, apel për ata që nuk janë paraqitur, çelet edhe kursi 9-mujor për grevist urie
Post-greva
Vazhdon shpërndarja e shpërblimeve nga ana e PS-së. Shpërndarja e pagave dhe shpërblimeve për grevistët e çadrës së ngujimit, ka ecur me sukses pothuajse për gjatë gjithë natës midis të premtes dhe të shtunës. Të grumbulluar te lokali i deputetit të PS-së Artan Gaçi, grevistët nga Tirana kanë dalë të kënaqur nga mbajtja e fjalës, nga ana e drejtuesve të PS-së. Rreth 30 grevistët që kishin zgjedhur të ngujoheshin në çadër, mësohet se kanë marrë të gjithë shpërblimin e premtuar.
Ndërkohë mësohet se nuk janë paraqitur ende për të marrë shpërblimet e tyre Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Elsa Lila. Me këtë rast, nga ana PS-së, kanë njoftuar dje se gjithë grevistët, që ende nuk kanë marrë shpërblimet të paraqiten te lokali i deputetit Artan Gaçi për shpërblimet dhe pagat e prapambetura.
Ndërsa është zgjidhur shpërblimi i grevistëve të Tiranës, ende deri dje, nuk ishte bërë asgjë, për mënyrën e shpërblimit të grevistëve të rretheve të tjera të Shqipërisë.
Burime nga PS-ja bënë të ditur se edhe sot, nuk pritet të bëhet ndonjë gjë, për shpërblimin e grevistëve nga rrethet, duke shtuar se një zgjidhje pritet të gjendet javën e ardhshme.
* * *
Në selinë e PS-së çelet kurs 9-mujor për grevist urie profesionist. Prej dy ditësh, në ambientet e kësaj partie, kanë filluar regjistrimet për ët interesuarit, që mund të duan të bëhen pjesë e grevave të urisë në të ardhshmen.
Deri dje, mësohet se listës së Namik Dokles, prej më se 2100 kandidatëve për të hyrë në grevë urie, i janë shtuar edhe qindra persona të tjerë.
Duke para interesimin e madh, ideatorët e çeljes së kursit 9-mujor, po shqyrtojnë mundësinë e organizmit të këtij “trajnimi” me turne.
Burime nga PS-ja, bëjnë ët ditur s enë krye të grupit që do të merret me trajnimin e kandidatëve kursantë për grevë urie, do të jetë Fiqiri Xibri, i cili ka përvojë edhe si grevist urie që zhvilloi disa muaj më parë me disa minatorë, por edhe si “menaxher”, i “aseteve financiare”, përvojë e fituar dhe e kaluar me sukses në ditët e ngujimit të socialistëve, ku elektricisti tashëm e ka të dokumentuar, shpërndarjen “me transparencë” të shpërblimeve për protestuesit dhe grevistët socialistë.
Nga ana e organizatorëve, është duke u shqyrtuar gjithashtu edhe menyja e provës, që do ti nënshtrohen kandidatët, me qëllim që të mos kenë vërtetë komplikacione serioze, sikurse në mënyrë të paparashikuar, u shfaqën gjatë grevës së fundit, të pretenduar si grevë urie.
Ndër kushtet kryesore, mësohet se kandidatët duhet të jenë me diabet, probleme kardiake, por edhe me tension e probleme në stomak, me qëllim që të mund të “betonojnë” një vend në listën e gjatë “të pretendentëve”.