E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Thanas Nano, babai i ish-kryeministrit Fatos Nano



Thanas Nano, babai i ish-kryeministrit Fatos Nano, u nda nga jeta dje në moshën 92-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të të ndjerit. Ai kishte prej disa kohësh shqetësime që lidhen me moshën e thyer. Thanas Nano ka punuar për 11 vjet si drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Në këtë pozicion ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale. Ai punoi edhe disa vite si shef i zyrës së informacionit në Kryeministri gjatë viteve të diktaturës. Thanas Nano ka qenë në këtë pozicion në kohën kur Kryeministria drejtohej nga ish-kryeministri, Mehmet Shehu.
Thanas Nano lindi më 23 mars 1916 në Nokovë të Gjirokastrës dhe ka ndjekur studimet e mesme në Normalen e Elbasanit. Gjatë viteve të Luftës Antifashiste ai doli partizan. Thanas Nano ishte babai i 3 vajzave dhe djalit, Fatos Nano, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste.

23 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›