E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta ish deputeti i PD-së, Alfred Paloka

22-03-2012 / Gazeta 55

Ndahet nga jeta profesor Alfred Paloka.
Akademiku i njohur Paloka ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një sëmundje të rëndë ndërsa homazhet për nder të tij do të zhvillohen sot nga ora 13:00-14:00 në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë.
Alfred Paloka ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1996.
Ai për një periudhë 45 vjeçare, ka kontribuar në fushën e elektroenergjetikës. Për 23 vjet rrjesht, ai ka qenë pedagog e drejtues në Fakultetin e Inxhinjerise se Universitetit te Tiranës (sot Universiteti Politeknik), ku ka fituar dhe gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave’, si dhe titullin Docent.
Për një periudhe 10 vjeçare ka punuar ne Sistemin Energjetik Kombetar, në Institutin e Energjetikës dhe KESH, me detyra të rëndësishme studimore e drejtuese. Autor dhe bashkëautor në shumë studime e projekte në dobi të Sistemit Kombëtar të elektroenergjise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›