E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalet Interi,Roma turpërohet

 

Udineze e Napoli, bashkë me Interin në krye të Serisë A. Këtë verdikt ka dhënë java e tetë e kampionatit italian. Friulanët kanë mposhtur bindshëm Romën, duke fundosur skuadrën e Spaletit vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Jo pak ankesa të verdhekuqve për gjykimin e kësaj ndeshjeje, ku në të vërtetë nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë sesa të shënojnë një gol me 11 metërsh. Autor ka qenë kapiteni Toti, i cili ka realizuar për herë të parë në këtë sezon. Ndërsa, napoletanët kanë dhunuar stadiumin “Olimpik”, falë një autogoli të Sivlijes, që ka sjellë humbjen e dytë radhazi për Lacion. Të pafat bardhekaltërit, përderisa gjatë minutave të fundit kanë goditur tranversën me Pandev. Nuk sesi të kalohet pa u vënë re as frenimi i Interit të Mourinjos në shtëpinë e vet nga Xhenoa, që për gjysmë ore ka luajtur me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Juriç. Skuadra zikaltër s’ka ditur të shfrytëzojë shansin për një arratisje në krye të renditjes. Përballë ka patur një Xhenoa, që meriton duartrokitje për paraqitjen dhe lojën e hapur që ka zhvilluar ndaj kampionëve të Italisë. Prej bllokimit të rivalëve ka përfituar edhe Milani, duke kërcyer fill pas krahëve të treshes së skuadrave të kreut të renditjes. Megjithëse kanë bërë një paraqitje zhgënjyese, kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë në Bergamo ndaj Atalantës, në sajë të një golit të të zakonshmit Kaka, atëherë kur mungonin edhe 10 minuta prek fundit të takimit.
Për t’u veçuar edhe fitorja e parë në kampionat e Sampdorias së Macarrit, e udhëhequr edhe nga një Antonio Kasano i jashtëzakonshëm. Suksese të rëndësishëm për mbijetesën kanë fiksuar Kaljari e Rexhina, respektivisht kundër Kievos dhe Leçes. Megjithatë, kalabrezëve nuk u kanë mjafuar tri pikët për t’u shkëputur nga vendi i fundit, që e ndajnë bashkë me Torinon.

Renditja

1 Udineze    17
2 Inter        17
3 Napoli    17
4 Milan        16
5 Fiorentina    16
6 Katania    15
7 Lacio        13
8 Atalanta    13
9 Xhenoa    13
10 Juventus    12
11 Palermo    12
12 Siena    9
13 Leçe        9
14 Sampdoria    7
15 Roma    7
16 Kaljari    7
17 Bolonja    6
18 Kievo    6
19 Torino    5
20 Rexhina    5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›