E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS e kërkon pushtetin me dhunë

Qëndrimi

Partia Demokratike i ribëri dje thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të lejojë mjekët zyrtarë brenda çadrave të grevës së urisë. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, nëpërmjet një deklarate për shtyp la të kuptonte se Rama ka frikë nga shërbimi zyrtar shëndetësor se mos nxjerr në shesh se çfarë ka brenda çadrave. “U bënë plot 13 ditë që Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Dashnor Myslym Peza bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor, duke e trajtuar kampin e vendosur në Bulevardin e Kombit si një bodrum apo shpellë të kockave mafioze ku mund të hyjnë vetëm të besuarit e kumbarës”, theksoi Mëhilli. Sipas saj, ky akt dëshmon qartë dhe përfundimisht se pinjollët e rinj të Bllokut janë të gatshëm të mos përfillin asnjë ligj dhe asnjë normë të një vendi të lirë. Sakaq, Gjergji Papa akuzoi opozitën se kërkon ta marrë pushtetin në vend nëpërmjet dhunës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›