E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen simbolet sovjetike dhe naziste



Parlamenti i Lituanisë ka miratuar ligjin, i cili ndalon mbajtjen në publik të simboleve naziste dhe sovjetike. Ligji nuk lejon edhe interpretimin e himneve përkatëse. Bashkimi Sovjetik e pushtoi Lituaninë në vitin 1940 pas nënshkrimit të një marrëveshje me Gjermaninë naziste. Lituania me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik fitoi pavarësinë, dhe ashtu si dy vendet e tjera baltike është anëtare e NATO-s dhe BE-së.

AFGANISTAN
Vriten 4 ushtarë të NATO-s

Katër ushtarë të NATO-s u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë patrullimit në rajonin afgan të Helmandit. Burimet e Aleancës nuk kanë bërë të ditur kombësinë e ushtarëve të vrarë. Trupat afgane të mbështetura nga ushtarët kanadezë, në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, filluan një operacion në shkallë të gjerë për të dëbuar luftëtarët talibanë nga një numër fshatrash në jug të qytetit të Kandaharit, bëri të ditur zëdhënësi i NATO-s.
Raporti
OKB: “67 milionë njerëz në botë janë në arrati”
Në gjithë botën rreth 67 milionë njerëz, sipas të dhënave të OKB-së, janë aktualisht në arrati për shkak të luftës, presionit, urisë apo nga pasojat e katastrofave natyrore në vendet e tyre.
Komisari për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, foli në Gjenevë për një sfidë globale komplekse të përzier, që e bën numrin e të larguarve të jetë edhe më i madh. Shkaktare për konfliktet e mundshme janë qeveritë diktatoriale.

GREQI
Tërmeti godet sërish Peloponezin

Greqia është tronditur sërish nga tërmetet. Një tërmet prej 5,7 ballësh sipas shkallës Rihter u regjistrua dje në rajonin e Peloponezit në jug të Athinës. Sipas Observatorit të Athinës, epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 04:58 lokale ndodhej pranë lokalitetit Argos, 90 kilometra në jug të kryeqytetit grek.
Para dhjetë ditësh një tërmet goditi po të njëjtën zonë ku shkaktoi dy të vdekur dhe disa të plagosur.

19 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›