Ndërkombëtarët: “Kosova, në rrezik nga ndarja funksionale”
Mekgufi: “Nuk do të lejojmë që të ndodhë ndarje reale e territorit”. UNMIK-u është kundër ndarjes funksionale të Kosovës
Zyra civile ndërkombëtare ka pohuar se Kosovës i kanoset një rrezik i madh nga ndarja funksionale mes serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë që të ndodhë një ndarje reale e territorit. Kjo ka qenë deklarata e zyrës civile ndërkombëtare e drejtuar nga Piter Feith, që do të jetë dhe misioni më i lartë i huaj në Kosovë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vendit. Zëdhënësi i kësaj zyre, Endi Mekgufi ka pranuar se situata është e rrezikshme. Tashmë institucionet kosovare do të ushtrojnë kompetenca të gjera në gjithë territorin e vendit, përveç zonave serbe. Plani i ri i Ban Ki Munit, siguron serbët se edhe për një kohë të caktuar në mjediset e tyre do të vazhdojë status kuoja e mëparshme, çka bie ndesh me pavarësinë dhe me Kushtetutën e re të Kosovës. UNMIK-u qëndroi në Kosovë për këtë qëllim dhe misioni tashmë do të drejtohet nga italiani Lamberto Zanier. Ndërkohë, zyra civile ndërkombëtare e drejtuar nga Piter Feith ndodhet në Kosovë për të garantuar zbatimin e Kushtetutës në përputhje me planin Ahtisari. Gjendja në Kosovë, vërtet po shqetëson shqiptarët. Megjithatë, zëdhënësi i Feith, Mekgufi, garanton se do të bëhet e pamundura që organizatat ndërkombëtare në Kosovë të punojnë në marrëveshje me njëra tjetrën, pasi Kosova është një hapësirë e vetme legale. Kjo ndarje funksionale që rrezikon Kosovën, ishte propozuar nga ministri serb, Sllobodan Samarxhiç. Beogradi gjithashtu pretendon të krijojë në veri të Kosovës parlamentin serb me 28 qershor, por Prishtina zyrtare është e vendosur se do të shmangë çdo mundësi të ndarjes funksionale të Kosovës. Në fakt Prishtina e pranoi në parim letrën e Ban Ki Moonit, por thotë se UNMIK duhet të qëndrojë për një kohë të kufizuar. Letra e Ban Ki Munit ndërkohë është përshëndetur nga serbët e Kosovës në Veri, edhe pse u hodh poshtë nga kryeministri serb, Vojislav Koshtunica.
Mbrojtjen e Kosovës dhe kundërshtimin e ndarjes së saj e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, i cili ka shpjeguar faktin se në Veri ekziston prezenca civile e UNMIK-ut dhe e policisë. Sa i përket rikonfigurimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Ivanko tha se gjithçka do të qartësohet në seancën e veçantë të Këshillit të Sigurimit që do të mbahet të premten në Nju Jork. Ivanko është shprehur në mënyrë kategorike kundër ndarjes së Kosovës në pikëpamje funksionale, ashtu siç e parasheh ministri serb Sllobodan Samarxhiç.
Sejdiu, të premten në KS për raportin mbi Kosovën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet të premten në Nju Jork. Në këtë sesion të veçantë do të diskutohet raporti i fundit i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për Kosovën. Në këtë seancë pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Anëtarët e Këshillit janë njoftuar për rikonfigurimin e UNMIK-ut në Kosovë nëpërmjet një letre të dërguar nga Shefi i Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesja për shtyp e Misionit të SHBA-ve në OKB, Karoline Vadino konfirmoi mbajtjen e takimit por nuk bëri të ditur hollësi nëse takimi do të ishte i hapur apo i mbyllur.
“Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sërish mbi hollësitë dhe formatin e takimit”, - tha zëdhënësja Vadino. Ajo shtoi se Uashingtoni zyrtar ka mbështetur plotësisht masat e propozuara nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Takimi i së premtes gjithsesi do të bëjë përpjekje të qartësojë konfuzionin mbi praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kosova hap 9 ambasadat e para në botë
Kosova tashmë është e gatshme të hapë nëntë ambasadat e para në botë. Këto ambasada, sipas presidentit Sejdiu, do të hapen në Uashington, Bruksel, Londër, Berlin, Paris, Romë, Vjenë, Bernë dhe Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga këshilltarja politike e ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri, u shpreh se ambasadat dhe përfaqësitë e para diplomatike do të punojnë fillimisht me personel në numër të limituar. “Mund t’ju konfirmoj se u bë dekretimi i presidentit për themelimin e nëntë misioneve diplomatike të Kosovës në botë, të cilat edhe do të jenë misionet e para. Bëhet fjalë për misionet në Uashington, Londër, Paris, Berlin, Bruksel, Romë, Vjenë, Berlin dhe Tiranë. Pas dekretimit të presidentit, Ministria e Jashtme merr edhe kompetencat për fillimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm”,- u shpreh Beqiri. Emërimet e para për ambasadorë të Republikës së Kosovës priten të bëhen deri në fund të muajit qershor.
19 Qershor 2008