Ndalohet 20-vjeçari, tentoi të kalonte në Kosovë një vajzë nga Puka
Një 20-vjeçar nga Komuna Bicaj në Kukës u ndalua dje nga policia e kufirit, pasi u gjet duke ndihmuar një person që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin. Burime nga policia lokale thanë për gazetën “Shqip” se 20-vjeçari me inicialet A.G. po ndihmonte për të kaluar në Kosovë një vajzë 22-vjeçare nga Puka, duke i dhënë një pasaportë të një personi tjetër. Policia tha se vajza nga Puka nuk kishte dokumente personale, ndërsa përpiqej të kalonte në Kosovë me identitetin e pasaportës së siguruar nga i akuzuari. Një efektiv i policisë së kufirit tha se dyshohet për një trafik të mundshëm të prostitucionit, por kjo pistë mbetet të hetohet nga organet kompetente, kurse 22-vjeçaren, pas marrjes në pyetje, e kanë përcjellë drejt banesës së saj në Pukë.
#