Ndalohet 41 vjeçari për abuzime me tokat në bregdet
Shtetasi u ndalua gjatë një aksioni në banesën e tij në qytetin e Vlorës. Dyshohet se ai ka falsifikuar një dokument nga Arkiva e Shtetit, për një sipërfaqe toke prej 36 hektarësh, në afërsi të fshatit Vuno
VLORË-Policia e Vlorës ndaloi gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme, një 41 vjeçar nga ky qytet, i cili dyshohet të ketë falsifikuar dokumentat e pronësisë së një sipërfaqeje toke në bregdetin e Himarës, me synim për ta përfituar atë.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Saimir Koçiaj, bëri të ditur gjatë një konference për shtyp, të zhvilluar në mesditë, se Anastas Gjoka u ndalua gjatë një aksioni në banesën e tij, në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës. Sipas Koçiajt, “prangosja e Gjokës u bë për arsye se ai ka falsifikuar një dokument nga Arkiva e Shtetit, për një sipërfaqe toke kullotë prej 36 hektarësh, që ndodhet në zonën bregdetare në afërsi të fshatit Vuno, në bashkinë e Himarës”.
Ndalimi i tij është pjesë e operacionit që ka ndërmarrë policia e Vlorës, të koduar me emrin “Fillimi i Vjeshtës”, që nisi pak ditë më parë, me ndalimin e tre personave, mes të cilëve Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive për Vlorën.
(d.b/BalkanWeb)