Tafaj: Unë, trajneri i emergjencës bardheblu
Tirana kthehet në origjinë. Atëherë kur mungonte trajneri dhe skuadra i kalonte në emergjencë e sipër Drejtorit Teknik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tiranën e sotme e cila ka kaluar në duart e Alban Tafajt. “Si rrallë ndonjëherë trajneri që sapo iku me gjithë respektin që kam për punën dhe eksperiencën e tij në fushën e trajningut kishte me vete gjithë grupin e futbollistëve. Pra nuk mund të thuhet se ai u largua sepse nuk i përgjigjej skuadra. Realisht Tirana është një klub në të cilin duhet me patjetër të fitosh pasi ta dikton ambjenti një gjë të tillë por rezultatet siç e dini nuk ia dhanë aspak të drejtë dhe ndaj edhe u largua”, tha Tafaj. Më tej Drejtori Teknik i bardhebluve i dha fund edhe enigmës mbi trajnerin e ri, post të cilin ai pohon se do të mbajë vetëm përkohësisht. “U thashë edhe më parë emërimi i trajnerit të ri është ekskluzivitet i presidentit dhe kryesisë. Për momenti do të drejtoj unë skuadrën duke mbajtur të dy rolet dhe do të ndihmohem edhe nga Nevil Dede, pasi siç e dini ai është ende i dëmtuar dhe nuk mund të japë kontributin e tij si lojtar”, ka përfunduar Tafaj.