Nevil Dede: Jam gati të drejtoj Tiranën
Ai po priste zyrtarizimin e tij si Njëshi i skuadrës bardheblu, por një hezitim i presidentit Refik Halili duket se ka shtyrë emërimin de facto he de jure të Nevil Dedes si trajner i skuadrës së Tiranës. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë ai në një prononcim për gazetën “Panorama”. “Unë personalisht jam gati që të drejtoj Tiranën. Të them të drejtën një gjë të tillë e kam me shumë përzemërsi pasi dëshiroj që të ndihmoj këtë skuadër e cila më ka dhënë shumë gjatë gjithë karrierës sime si futbollist. Duke parë se dëmtimi që pata pësuar është mjaft serioz dhe mund edhe të mos arrij që të luaj më atëherë mendova që kontributin tim ta jap në drejtim të kësaj skuadre”, tha Dede. Qendërmbrojtësi ka shpjeguar edhe hezitimin e Refik hgalilit për emërimin e tij. “Halili ka shumë herë më shuam përgjegjësi se cilido te Tirana dhe ai nuk dëshiron të eksperimentojë. Ndaj është në mëdyshje për emërimin tim. Arsyet janë nga më të ndryshmet duke filluar që nga liçensa që në fakt është diçka e zgjidhshme por edhe tek eksperienca jonë në drejtim të skuadrës”, ka përfunduar Dede.