E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, 8 vjet burg për shfrytëzuesen e adoleshentes



FIER - Gjykata e shkallës së parë të rrethit Fierit dënoi të hënën më 8 vjet burg shtetasen Liljana Dhima, për veprën penale të "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese me të mitura". Në seancën e drejtuar nga gjyqtari Roland Jaupaj organi i akuzës nëpërmjet fakteve, dëshmive dhe provave materiale ka bindur trupin gjykues për fajësinë e autores Liljana Dhima, e cila ka mbajtur "të burgosur" në banesën e saj, adoleshenten I.G, të cilën e detyronte të ushtronte prostitucion. Ndërkohë që babai i adoleshentes kishte bërë denoncimin në polici dhe ishte në kërkim të vajzës. Mbrojtësi i të pandehurës ka kërkuar pafajësinë e klientes së tij, gjë që nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues përpara fakteve të servirura nga akuza. Në përfundim të gjykimit ajo la në fuqi kërkesën e prokurorit duke e dënuar të pandehurën me 8-vjet heqje lirie.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›