E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet furnizimi me gazin rus për Evropën Juglindore

Moskë- Është ndaluar sot furnizimi me gazin rus për Evropën Juglindore. Ministria bullgare e Ekonomisë ka njoftuar sot se e gjithë sasia e gazit rus përmes Ukrainës për Bullgarinë, Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë është bllokuar.

Që nga ora 03:30(0130 GMT) furnizimi i gazit për Bullgarinë si dhe tranziti për Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë është pezulluar", tha Ministria në një deklaratë, duke pranuar se "Ne ndodhemi në një situatë krize". (Reuters)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›