E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanremo refuzon këngën e Vittorio Sgarbit

Kënga “Si Kleopatra” që ka për autor gazetarin e njohur italian Vittorio Sgarbi nuk është pranuar në festivalin e “Sanremos”. Dy drejtorët artistikë të këtij edicioni Paolo Bonolis e Gianmarco Mazzi nuk e kanë përfshirë këngën e interpretuar nga Ottavia Fusco, pasi e kanë cilësuar tekstin e saj tepër teatral. Sipas mediave italiane Sgarbi ka akuzuar dy drejtuesit artistikë si të paaftë për të bërë një përzgjedhje të rangut të “Sanremos”.

Për realizimin e tekstit “Come Cleopatra”, Sgarbi është frymëzuar nga një pikturë e Guercino-s, ku Kleopatra vret veten për shkak të frikës nga plakja, dhe nuk donte të shihte në trupin e saj shenjat e kohës. Një temë më se aktuale. Për gazetarin kënga nuk është pranuar edhe për faktin sepse drejtuesit artistikë prisnin diçka më të madhe prej tij dhe jo kaq aktuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›