E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet, kërkohej prej 2 vjetësh për kultivim droge

VLORË – Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit “Kujtesa për ligjin”, ka arrestuar 39-vjeçaren Suzana Devollaj, e cila ishte dënuar në mungesë me dy vjet burg për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Burime zyrtare të policisë së këtij rrethi bëjnë të ditur se “Suzana Devollaj është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë në banesën e saj, në fshatin Risili, rreth 10 km larg qytetit të Vlorës”. Sipas të njëjtave burime, Devollaj është dënuar në qershor të vitit 2006 nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me dy vite burg. Ka qenë policia e Vlorës, e cila një vit para dënimit ka gjetur të në oborrin e banesës së saj të mbjella 360 rrënjë bimë narkotike Cannabis sativa. Arrestimi i Devollajt e çon në 9 numrin e personave të prangosur gjatë këtij viti, të gjithë të dënuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në këtë rreth.

15 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›