E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet kreu i Komisionit të Strehimit

ELBASAN/ Kujtim Azbiu akuzohet për "korrupsion pasiv" pas denoncimeve të shumta nga qytetarët

Para bluve Azbiu ka mohuar akuzat duke i cilësuar thjesht si pakënaqësi të personave të ndryshëm

ELBASAN-Ndalohet kreu i Komisionit të Strehimit në Bashkinë Elbasan, Kujtim Azbiu, pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Policia ka prangosur Azbiun pas akuzave dhe dëshmive të qytetarëve për marrje ryshfeti në këmbim të dhënies së një apartamenti për të pastrehët të ndërtuar nga Enti i Banesave.


Azbiu, që mbante gjithashtu postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak dhe të kryeinspektorit të policisë ndërtimore në qarkun e Elbasanit është shoqëruar në komisariat, pasi prokuroria ka konfirmuar ekzekutimin e ndalimit pas akuzave të mbërritura për korrupsion.


Hetimet janë drejtuar nga policia pasi në sektorin e antikorrupsionit kanë mbërritur denoncime nga qytetarët për marrje parash nga ana e Azbiut. Ky i fundit i ka mohuar të gjitha akuzat duke kërkuar që akuzat të vërtetohen pasi janë thjesht pakënaqësi nga një proces ku nga 1 mijë kërkesa duhet të zgjidheshin 40.


Ndërkohë, drejtues të policisë thonë se denoncimet do të verifikohen dhe do të kërkohen prova të tjera shtesë për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj Azbiut. Pritet që brenda 48 orëve, gjykata të vendosë masën e arrestit nëse ai do të ndiqet i lirë apo në burg.


Apartamentet


Rreth një vit më pare, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar listën e 45 personave që përfitonin apartamente si të pastrehë.


Apartamentet e ndërtuara me fonde të Buxhetit të Shtetit dhe nën administrimin e Entit të Banesave u ndanë nga institucioni vendor. Nga 1 mijë kërkesa u klasifikuan fillimisht 100 dhe më pas 45 përfitues. Përfituesit u zgjodhën nga një komision i drejtuar prej Kujtim Azbiut dhe i përbërë nga 7 anëtarë.


Familjet që përfituan, u vendosën me vota brenda komisionit. Procesi kaloi në këshillin bashkiak, por pakënaqësitë e qytetarëve që ndoqën vendimin ishin të mëdha. Kjo pasi Elbasani ka një numër të madh të pastrehësh.


Nisur nga këto ankesa prefektura e riktheu vendimin në Këshillin Bashkiak ku u miratua. Në atë kohë prokuroria Elbasan nisi një hetim për korrupsion ndaj anëtarëve dhe kryetarit të komisionit, por akuzat nuk u vërtetuan, pasi mungonin provat konkrete për një akuzë të tillë. Qytetarët përfitues u morën në pyetje dhe çështja mbeti vetëm në kuadrin e verifikimit.


Por denoncimet e qytetarëve mbërritën edhe në polici. Kjo e fundit nisur nga këto dëshmi të qytetarëve që akuzojnë Azbiun për marrje ryshfeti dhe korrupsion ka vendosur ndalimin e Azbiut deri në sqarimin e çështjeve. Bashkia Elbasan dhe Këshilli i Qarkut pritet të vendosin për pozicionin e Kujtim Azbiut pas përfundimit të hetimeve dhe shpalljes ose jo fajtor të

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›