Ndalohet në Kakavijë i dënuari për vjedhje
GJIROKASTËR- Policia kufitare ka arrestuar dje një person të shpallur në kërkim nga drejtësia. Burime zyrtare kanë bërë të ditur se nga shërbimet e policisë kufitare të stacionit të policisë Kakavije të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Dritan Kodra, 28-vjeç, pasi nga sistemi TIMS ka rezultuar si person në kërkim. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendim Nr-337, në muajin shtator të vitit të kaluar, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 5 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”- ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai. Ky shtetas, sipas tij, ishte emigrant në Greqi dhe në momentin e paraqitjes në sportel në pikën e kalimit kufitar në Kakavije për të kryer veprimet verifikuese është ndaluar.